Duka: Buxheti 2019 nuk sjell përmirësim për vendin

schedule17:05 - 5 Dhjetor, 2018

schedule 17:05 - 5 Dhjetor, 2018

Aleati parlamentar i demokratëve në krye të Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka në një intervistë për ABC Neës e ka quajtur bojkotin e parlamentit jo si opsionin më të mirë, por të duhurin e kësaj opozite, për nga kushtet ku ndodhet parlamentarizmi dhe vendi. Për buxhetin e miratuar për vitin e ardhshëm, kreu i PAA-së nuk sheh përmirësim të qënësishëm në sektorin që mbulon pjesën më të madhe të Prodhimit të Brendshëm Bruto në vend.

Bojkoti i parlamentit nga opozita në një kohë kur Kuvendi diskuton disa nga ligjet më të rëndësishme për vendin, si ishte edhe buxheti 2019 i miratuar ditën e hënë nga mazhoranca, ashtu si këmbëngulin edhe ndërkombëtarët, nuk është opsioni më i mirë as për aleatin e demokratëve Agron Duka.

“Do ishte shumë më mirë nëse opozita do të ishte në parlament. Kjo është në dëm të opozitës, por vënë në kandar denoncimin i herpashershëm, këto lidhje korruptive, jo vetëm me krimin e organizuar por qoftë edhe me klientët e qeverisë në përdorjen parave pulike, opozita e ka parë të arsyeshme që ta bëjë jashtë parlamentit”, tha Duka.

Kjo zgjedhje, e imponuar sipas Dukës për shkak të gjendjes anormale ku ndodhet vendi, u reflektua edhe në seancën, mbase më të shkurtër në historinë e pluralizmit shqiptar, të diskutimit të buxhetit të vitit të ardhshëm.

“Mund të jetë rast i rrallë mesa mbaj mend unë, ndoshta i vetmi që një buxhet kalonp a pjesmarrjen e opozitës, por kjo ka qenë zgjedhje e forcuar e opozitës duke patur parasysh gjendjen e rëndeuar ekonomike dhe lidhjet e mazhoracnës me krimin, është parë e arsyeshme që të mos jetë pjesëmarrëve në parlament”, u shpreh kreu i PAA-së.

Për atë që forca politike që drejton ka kauzë, Duka nuk sheh asnjë përmirësim në buxhetin e miratuar.

“Për bujqësinë vërejmë se nuk ka asnjë ndryshim, Është po  i njëjtë si viti i kaluar në mos më pak. Kjo tregon që nuk shihet bujqësia si prioritet apo siç asaj i takon megjithëse  jep 20% të PBB bujqësia”, u shpreh ai.

Aty ku ka ndryshim, ka përkeqsim sipas Dukës, i cili kujton se integrimi europian është proces kompleks që procedurën parlamentare e sheh në funksion të produktit final, siç do duhej të ishte edhe ai në sektorin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit, i cili sot ka rreth 28% më pak buxhet se vitin e shkuar, thekson Duka.

“Ta dini se krah reformave dhe luftës kundër krimit edhe kjo është tepër e rëndësishme. Nuk të pranon europa nëse produktet nuk janë të sigurita për konsumatorin europian. Ata janë shumë kërkues në këtë drejtim ndërsa ne bëjmë të kundërta. Japim 28% më pak, nuk ka laboratore”, theksoi ai.

Sidoqoftë, një rreze drite e gjen në ndryshimet fiskale të parashikuara për 2019-n.

“Heqja e TVSH-së së imputeve bujqësore, të shohim sa e saktë do jetë dhe kush është lista e këtyre imputeve . si premtim është i 2013-s por të shohim nëse do realizohet”, u shpreh Duka.

Për kreun e Partisë Agrare Ambientaliste është alternativa e opozitës me taksim të sheshtë 9%, eleminimin e taksës së qarkullimit dhe 100 milionë euro në vit subvencione të drejtpërdrejta për fermerët, ajo që do t’i ndihmonte realisht ata, e bashkë me ta vendin, si kontribuesit më të mëdhenj në Prodhimin e Brendshëm Bruto./abcnews.al