“Duhet të presim verën”, bllokohet transferimi i mbrojtësit në Barcelonë

schedule23:38 - 15 Janar, 2021

schedule 23:38 - 15 Janar, 2021

Në mediet spanjolle gjatë ditëve të fundit është raportuar se Barcelona ka arritur marrëveshjen me Eric Garcian dhe se City ka ulur pretendimet dhe është i hapur për një marrëveshje.

Megjithatë, tashmë po në mediet spanjolle publikohet një deklaratë e Joan Laportas (kandidat për president), i cili njofton se Eric Garcia nuk do të vijë në janar te Barcelona për shkak se ai mund të vijë në verë si lojtar i lirë, pa koso financiare.

 

“Nuk mund t’i japim leje Bordit Drejtues për të marrë vendime. Ne kemi arritur në përfundimin se nëse Garcia është një lojtar që përfundon kontratën në verë, ne duhet të presim.

Tani ne duhet të paguanim transferimin, plus pagën e futbollistit”, u shpreh Laporta, duke mbyllur përfundimisht çështjen e transferimit të mbrojtësit. /abcnews.al