Dueli i objektivave të ndryshme në Elbasan, ja si Mehmeti dhe Shehi pritet të rreshtojnë skuadrat

schedule10:30 - 7 Maj, 2022

schedule 10:30 - 7 Maj, 2022

“Elbasan Arena” do të mbajë frymën në orën 18:45, teksa skuadrat e kryeqytetit do të zbresin në fushën e lojës, për të zhvilluar mes tyre edhe derbin mes Partizanit dhe Tiranës, i vlefshëm për javën 33-të të kampionatit shqiptar.

Bardheblutë e Orges Shehit janë përgatitur prej javës të festojnë titullin kampion, por Laçi dhe Teuta iu prishën planet kryesuesve, teksa tashmë iu duhen 2 pikë për t’u shpallur matematikisht kampion. Të besuarit e Shehit do të tentojnë festën ndaj rivalëve të përjetshëm të tyre, ndërsa nga krahu tjetër demat kanë si rrugë të vetme fitoren për të arritur edhe objektivin e tyre, Europën.

Trajneri Orges Shehi ka zgjedhur edhe formacionin që pritet të zbresë sot në fushë, ndërsa do të ketë disa surpriza.

Xhixha, Najdovski dhe Devid nuk do të luajnë për shkak dëmtimesh dhe pezullimesh, ndërsa Gjumsi do të lihet në stol. Në sulm, Shehi ka zgjedhur Hoti si sulmues qendre, Ismajlgeci dhe Seferi nga krahët, ndërsa në vendin e Najdovskit do të luajë Behiratche.

Ditën e djeshme, Partizani ka mbyllur përgatitjet për këtë ndeshje dhe trajneri Mehmeti ka skicuar formacionin titullar. Shqetësimi i vetëm për të kuqtë ngelet Valentino Murataj. Mesfushori 25-vjeçar nuk është stërvitur dje me skuadrën për disa probleme fizike dhe sot do ta nisë nga stol e mund të aktivizohet në pjesën e dytë edhe pse nuk është në formën më të mirë.

Në mesfushë do të rikthehet Matondo që ishte i pezulluar dhe do të marrë vendin e Herald Markut, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës do të jetë njësoj si ndaj Kukësit.

Partizani: Hoxha, Marku, Belica, Bitri, Hadroji, Rrapaj, Matondo, Mala, Cara, Stenio. Trajner: Dritan Mehmeti

Tirana: Bekaj, Toshevski, Behirtache, Hoxhallari, Përgjoni, Toli, Totre, Limaj, Seferi, Ismajlgeci, Hoti. Trajner: Orges Shehi /f.a/abcnews.al