Duelet “play-out” të Kategorisë së Parë, fitore shprese për Dinamon dhe Elbasanin

schedule19:08 - 6 Qershor, 2020

schedule 19:08 - 6 Qershor, 2020

Janë zhvilluar sot pesë ndeshjet e “play-out të Kategorisë së Parë. Dinamo është rikthyer me fitore. “Blutë e kryeqytetit” mposhtën 2-0 Burrelin. Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë. Ortalani zhbllokoi shifrat në minutën e 53-të, ndërsa Erald Kolgega vulosi fitoren e skuadrës së tij me një gol shumë të bukur çerek ore nga fundi.

Triumf jetik për Dinamon, që vazhdon të renditet në vendin e fundit në grupin A të Kategorisë së Parë. Në ndeshjen tjetër nuk pati fitues. Veleçiku dhe Egnatia shënuan nga një gol në pjesën e parë dhe morën nga një pikë.

Dinamo-Burreli
(Ortolani 53′, Kolgega 74′)
Veleçiku-Egnatia 1-1
(Bega 8′ / Bala 27′)

 

Grupi A

Në grupin B u zhvilluan tre ndeshje. Fitore shprese për Elbasanin, që realizoi katër gola në Fushë Krujë përballë Ilirisë vendase. Verdheblutë vijojnë të mbyllin renditjen e grupit B të Kategorisë së Parë, por i janë afruar Shënkollit dhe Turbinës.

Skuadrës cërrikase i mjaftoi një gol i Kolldashit nga pika e bardhë për të thyer Orikun në shtëpi. Ndeshja tjetër përfundoi në barazim. Shënkolli kaloi i pari në avantazh kundër Devollit, por miqtë juglindorë barazuan me anë të Nallbatit. /abcnews.al

Turbina-Oriku 1-0
(Kolldashi (pen) 49′)
Shënkolli-Devolli 1-1
(Gega 6′ / Nallbati 15′)
Iliria-Elbasani 2-4
(Pasha 53′, 81′ / Karati 24′, Balla 28′, 59′, Nuri 72′)

 

Grupi B