Duel live në TV: “Dua ta marr unë titullin”, Lulaj sfidon Vangjelin

schedule16:31 - 2 Prill, 2020

schedule 16:31 - 2 Prill, 2020

Krisiti Vangjeli dhe Bruno Lulaj po ndajnë apartamentin këtë periudhe, ndërkohë që janë rivale në kampionat. Tirana është në vendin e parë dhe Kukësi i dyti. “Më mungojnë familjarët e mi. Djemtë më lodhin pak, se janë të lëvizshëm.

Gjithsesi kështu është më mirë, pasi nuk dimë kë mund të takojmë. Për momentin po qëndrojmë bashkë me Brunon në shtëpi. Urojmë që kjo situatë të kalojë sa më shpejt”, u shpreh Vangjeli fillimisht, ndërkohë që më pas u ngacmua për titullin.

“Çdo ekip do bëjë pjesën e vet. Çdo ekip ka pasur formën e vet. Ne mbase penalizohemi, pasi ishim në formë të mirë. Kemi diference me Kukësin. Me fitore në fillim mund të bëjmë që edhe kundërshtari të mos afrohet”, tha Vangjeli në lidhjen direkte në emisionin Fan Zone në Supersport.

Më pas e mori fjalën Lulaj: “Kemi shanset tona, matematika na e lejon. Janë edhe 10 javë kampionat dhe ato 9 pikë diferencë t’i përmbysim. Do japim gjithçka që ta fitoj unë kampionatin, jo Kristi”.

Mbrojtësi i Tiranës, dëshiron shumë që ta fitojë titullin dhe më pas ta festojë së bashku me tifozët bardheblu. “Titullin duam ta festojmë me tifozët e Tiranës. Kjo është kënaqësia më e madhe. Për atë arsye kam ardhur të Tirana”, përfundoi Vangjeli.