Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dronët mbrojnë misrin/ Për herë të parë në Shqipëri, spërkatje nga ajri për kulturat bujqësore

schedule15:59 - 18 Korrik, 2026

schedule 15:59 - 18 Korrik, 2026

Për herë të parë në Shqipëri, teknologjia e dronëve po përdoret në bujqësi për luftimin e dëmtuesve dhe mbrojtjen e kulturave bujqësore.

Në Boshanj të  Maliqit ka nisur spërkatja e sipërfaqeve me misër përmes dronëve bujqësorë, pas konstatimit të pranisë së rrënjëngrënësit të misrit .

Rreth 100 hektarë me misër në zonat e prekura po trajtohen me dronë bujqësorë, një teknologji moderne që synon kufizimin e përhapjes së insektit dhe mbrojtjen e prodhimit.



Ndërhyrja është ndërmarrë nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, në bashkëpunim me Bashkinë Maliq.

Fermerët thonë se dëmet nga ky dëmtues kanë qenë të ndjeshme këtë sezon dhe shpresojnë që ndërhyrjet të japin rezultat, duke shmangur përsëritjen e situatës në vitet e ardhshme.

Autoritetet bëjnë me dije se monitorimi do të vijojë edhe pwr  përfundimin e ciklit biologjik të karkalecit, ndërsa ndërhyrjet do të kryhen menjëherë në rast të shfaqjes së vatrave të reja.

Kostot e këtij shërbimi janë plotësisht të mbuluara, ndërsa monitorimi dhe masat mbrojtëse do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim për të garantuar mbrojtjen e kulturave të misrit dhe mbështetjen e fermerëve.  / ABCNEWS.AL /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!