Pesë persona janë arrestuar nga policia e Tiranës për vepra të ndryshme penale. Një 31 vjeçar u arrestua pasi gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti një sasi kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Një 22 vjeçar u arrestua pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij dhe ka dëmtuar orenditë shtëpiake të banesës së tyre. Në banesë u gjetën disa armë të ftohta (thika)që i posedonte 22-vjeçari.
Një tjetër i ri, 24 vjeç, u ndalua pasi dyshohet se ka vjedhur biçikletën e një shtetasi të mitur. Një 37 vjeçar është arrestuar pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur duke u përplasur me një automjet të parkuar. Si pasojë, kanë mbetur të lënduar drejtuesja dhe dy pasagjerët që ndodheshin në mjetin e parkuar.
Ndërsa në 27 vjeçare u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./abcnews.al


