Mbetën në qeli të arrestuarit e “Viluni Beach”

schedule14:02 - 14 Nëntor, 2017

schedule 14:02 - 14 Nëntor, 2017

Gjykata për Krimet e Rënda caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për gjashtë personat e arrestuar të premtën nga operacioni “Viluni Beach” pas sekuestrimit të një sasie prej 1.5 tonë kabanis. Të arrestuarit, mes të cilëve edhe një punonjës policie, mbajtën qëndrim mohues në lidhje me akuzën.

Këta janë gjashtë të arrestuarit e parë të operacionit policor “Viluni Beach”, mes të cilëve edhe një punonjësi i policisë, Enriko Zyle. Ata u prangosën të premten pasi dyshohet të jenë përfshirë në trafikimin e një sasie prej 1.5 tonë kanabis sativa të gjetur dhe sekuestruar në Vilun. Gjykata për Krimet e Rënda pranoi të martën kërkesën e prokurorisë për t’i hetuar në masën e sigurisë “arrest në burg”.
Në seanën me dyer të mbyllura përfaqësuesi i prokurorisë i tha gjykatës se ekziston një dyshimi i bazuar në prova se të arrestuarit janë përfshirë në role të ndryshme në sigurimin, transportimin dhe magazinimin e sasisë së drogës.
Pretendimi i prokurorit ka hasur në kundështinë e disa prej të arrestuarve, të cilët janë pretenduar se nuk kanë asnjë lidhje me drogën. Një prej tyre ishte Genti Dano, i cili ka pretenduar se kishte shkuar në Shkodër për një kafe dhe po kërkonte një lokal për të drekuar kur është ndaluar nga policia. Qëndrim mohues ka mbajtur edhe punonjësi i policisë Zyle. Të akuzuarit kanë mohuar edhe njohjet me njëri-tjetrin, duke u përpjekur të rrëzojnë dyshimet e prokurorit për një bashkëpunim mes tyre.
Operacioni “Viluni Beach” u finalizua të premten. Në një furgon mallrash në oborrin e një vile tre katëshe në zonën e quajtur Plazh Velipojë u gjet një sasi e madhe droge. Në katin e parë të kësaj godnine u gjet një sasi tjetër kanabis satie e futur në 6 canta. Më tej policia arrestoi edhe zotëruesit e dy mjeteve të tjera të parkuara në oborrin e vilës, si edhe punonjësin e policisë Enriko Zyle, teksa po përpiqej të largohej me një automjet “Golf”.

MASAT E SIGURISE
Enriko Zyle “arrest në burg”
Sokol Ulkaj “arrest në burg”
Arben Bozhanaj “arrest në burg”
Dervish Gjoleka “arrest në burg”
Fatjon Merko “arrest në burg”
Genti Dano “arrest në burg”/abcnews.al

 

https://youtu.be/NBPkbD0suGo