Drejtoresha me koronavirus, drejtoria Arsimore e Elbasanit punon me staf të reduktuar

schedule22:06 - 8 Gusht, 2020

schedule 22:06 - 8 Gusht, 2020

ISHP konfirmoi 19 raste me koronavirus në raportimin e ditës së sotme për Elbasanin duke shënuar kështu shifrën më të lartë brenda 24 orëve që prej fillimit të pandemisë.

Ndërkohë, sic raporton për abcnews.al gazetari Aldo Kozarja, e infektuar është edhe drejtoresha e Drejtorisë Arsimore të Elbasanit.

Tashmë kjo drejtori për shkak të situatës së krijuar po punon me staf të reduktuar.

Lexo edhe: Shkon në 2 814 numri i të sëmurëve me koronavirus, 4 të vdekur

Elbasani numëron aktualisht 64 raste aktive me koronavirus, ndërsa që prej fillimit të pandemisë në këtë rreth kanë ndërruar jetë 7 pacientë. /abcnews.al