Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet për ndërtimin e shëtitores së re në Ksamil, duke bërë të ditur se projekti po shkon drejt përfundimit.
Përmes një postimi në Facebook, Rama e cilësoi këtë investim si një hapësirë publike të shumëpritur, e cila synon të përmirësojë përvojën e vizitorëve në një nga destinacionet më të frekuentuara turistike të vendit.
“Drejt përfundimit Shëtitorja e re e Ksamilit. Një tjetër hapësirë publike e shumëpritur dhe cilësore për çdo vizitor që zgjedh këtë perlë të Shqipërisë”, shkruan kryeministri.
Shëtitorja e re pritet të krijojë më shumë hapësira për këmbësorët dhe pushuesit, duke i dhënë një tjetër dimension bregdetit të Ksamilit, një prej zonave turistike më të vizituara gjatë sezonit veror.



