Ish-zevëndëskryeministri i Serbisë në kohën e udhëheqjes së Millosheviçit, Vuk Drashkoviç, ka thënë se “Serbia me propagandën për krimet e luftës të viteve 1990, e ka rritur ndjenjën anti-evropiane në 70 për qind”.
Drejtori i Institutit Octopus, Agim Musliu, ka shpërndarë një video në rrjetin social “X” ku Drashkoviç pohon një gjë të tillë ndërkohë që akuzon propagandën serbe.
Ex-Deputy of Prime Minister of ??, #Draskovic: “Serbia, with #propaganda for the #war crimes of the 1990s, has increased the anti-?? sentiment to 70%!” pic.twitter.com/FWSC2FzIFW
— Agim Musliu (@agim_musliu) September 18, 2023
“Ish-Zëvendëskryeministri i Serbisë, Draskoviç: ‘Serbia, me propagandën për krimet e luftës të viteve 1990, e ka rritur ndjenjën anti-evropiane në 70%!’”, ka shkruar Musliu sipër videos./KosovaPress


