Ish-zëvendësministri i Jashtëm në Kosovë Anton Berisha, në emisionin “Ballkan Update” foli për vrasjen e 33-vjeçare Liridona Ademaj, nga bashkëshorti i saj.
Ngjarje e cila tronditi mbarë opinionin publik. Gjatë kësaj interviste Berisha u shpreh se kriminelët nuk kanë gjini, ndërsa e vlerësoi ngjarjen shumë të rëndë.
“Vrasje shumë e rëndë brenda familjes”, ka thënë ndër të tjera ai.
Gjithashtu ish-zëvendësministri i Jashtëm, Berisha komentoi edhe draft konkluzionet e BE për situatën në Kosovë.
“Çështja e zbatimit të ligjit nuk është edhe aq e thjeshtë nuk ka të bëjë vetëm me vullnetin, por edhe me traditën që ka Kosova në sistemin juridik, e dimë që është e shkatërruar. Në procesin e liberalizimit të vizave ka pasur kërkesa konkrete sa i përket akteve gjyqësore. Është kërkuar të trajtohen lëndë të caktuara”, tha ai.
/abcnews.al/