Dr. Rexhep Kraja nga Mali i Zi: Jemi të detyruar të bëjmë testime racionale

schedule08:50 - 9 Prill, 2020

schedule 08:50 - 9 Prill, 2020

Mendimet e ndryshme lidhur me atë nëse duhet dhe mund të bëhet testim masiv i popullsisë për Covid 19, vazhdon edhe në Ballkan. Doktor Rexhep Kraja, nga Mali i Zi thotë se janë të detyruar të bëjnë testime racionale, për dy arsye, për shkak të numrit të testeve dhe të kostos që kanë.

Tani ne jemi të detyruar të bëjmë vetëm depistime (testime) racionale, vetëm rastet të cilat shfaqin simptoma të sëmundjes nga njëra anë dhe raste të personave që janë në kontakt të afërt me personat e infektuar me Covid-19.”

Mali i Zi ishte vendi i fundit në rajon dhe në Evropë që u prek nga pandemia dhe dy rastet e para të këtij vendi kaluan transit përmes Shqipërisë./abcnews.al