Doza më e lartë e klorokinës tek pacientët me Covid-19, çon në vetëvrasje

schedule12:52 - 30 Nëntor, 2020

schedule 12:52 - 30 Nëntor, 2020

Përdorimi i klorokinës apo idrosiklorokinës, ilaçe që përdoren kundër Covid-19 sidomos në fazën e parë të emergjencës, mund të shkaktojë shqetësime psikiatrike dhe sjellje që lidhen me vetëvrasjen.

Paralajmërimi vjen nga Agjencia Europiane e Mjekimeve pasi kryerjes së një analize të të gjithë të dhënave që kanë të bëjnë me efektet anësore të mjekimit.

Analiza ka nisur në muajin maj të 2020-ës, pasi kjo agjenci ishte informuar nga agjencia spanjolle e mjekimeve për 6 raste me shqetësime psikiatrike në pacientë të prekur me Covid, të cilët ishin mjekuar me doza idrosiklorokine , më të larta se ato që autorizoheshin./abcnews.al