Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dorëhiqet Bedri Hamza/ PDK, zgjedhje të reja për kryetarin

schedule16:48 - 21 Tetor, 2026

schedule 16:48 - 21 Tetor, 2026

Bedri Hamza ka njoftuar zyrtarisht dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike.

Në një konferencë për mediat, Hamza tha se çdo drejtues duhet të dijë jo vetëm kur të marrë përgjegjësi, por edhe kur është momenti për t’u larguar.

Ai theksoi se drejtimin e PDK-së e kishte marrë për shkak të përgjegjësisë ndaj partisë dhe jo për ambicie personale politike. Sipas tij, gjatë kësaj periudhe është përqendruar te ruajtja e unitetit brenda forcës politike.



“Nuk po largohem nga PDK-ja. Po largohem vetëm nga pozita e kryetarit, por jo edhe nga besimi në vlerat tona politike. Derisa të kem jetë, do të jem votues besnik i Partisë Demokratike të Kosovës dhe anëtar i kësaj familjeje të madhe politike.”

Bedri Hamza e mori detyrën e kryetarit të PDK-së më 17 nëntor 2025. Ai u zgjodh në Konventën e 12-të Zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës, pas dorëheqjes së Memli Krasniqit.

Ai u zgjodh kryetar pa kundërkandidat duke qëndruar në krye të partisë së ish presdientit Hashim Thaçi rreth 11 muaj.

Nën drejtimin e tij PDK mori vetëm 22 deputetë në parlament, ndërsa ishte dakordësia mes pdk dhe vv që siguroi votat për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit në këmbim të votimit të ndryshimeve në ligjin për specialen.

Bedri Hamza është me profesion ekonomist.

Ka qënë ministër i Financave në kohën e Thaçit dhe Haradinajt, kryetar i komunës së Mitrovisës dhe guvernator i Bankës Qëndrore të Kosovës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!