Dorëheqje? Rama-komentuesit: Vetëm nëse më largon zemra apo populli

schedule09:33 - 11 Shkurt, 2025

schedule 09:33 - 11 Shkurt, 2025

Kryeministri Edi Rama, duke iu përgjigjur një qytetari, përjashtoi mundësinë e një dorëheqjeje. Kreu i qeverisë deklaroi se ka vetëm dy rrugë për ta larguar atë nga politika: zemra dhe populli.

“Jo more, dorëheqjen ta harrosh bashkë me gjithë të tjerët. Ka keni kërkuar që kur kam hyrë në politikë dhe për të më larguar nga politika ka vetëm dy rrugë: Ose më largon zemra nëse nuk më rreh mjaftueshëm që të më zgjojë të parin në mëngjes dhe të mos më lërë të fle para se të bien gjithë të tjerët të flenë dhe aty them stop. Ose më largon populli i Shqipërisë dhe me 11 maj do të votojë dhe një pjesë e popullit që jetojnë jashtë.

Jam kurioz se si do të votojnë edhe ata që thonë se i dëbova unë se Shqipëria kështu e ashtu. I dëbova unë nga Shqipëria që sot është më mirë se kurë në historinë e vet. Nëse ata do të votojnë masivisht për mua si dëbues i tyre ndërkohë që shifrat tregojnë se largimi është konstant den baba den për arsye që i kam thënë, atëherë do të mbaj shënim. Nuk jam i kapur pas pushtetit, por pas punës.”, u shpreh kryeministri Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!