Dominim absolut i Liverpool, i pari edhe në statistikën e veçantë

schedule12:51 - 20 Janar, 2020

schedule 12:51 - 20 Janar, 2020

Liverpool ka një potencial të jashtëzakonshëm dhe Jurgen Klopp po ia del për mrekulli të drejtojë ekipin drejt lojës së bukur, fitoreve dhe trofeve. “The Reds” janë skuadra më e fortë në planet për momentin, por jo vetëm kaq.

CIES Football ka bërë një studim rreth skuadrave më të buta në 25 kampionate europiane. Përveç dominimit në Premier dhe Europë, Liverpool është edhe skuadra që ka bërë më pak faulle se të tjerat.

Vetëm 8.14 faulle për ndeshje kryejnë kampionët e Europës dhe botës. Tre ekipe angleze renditen në dhjetëshen e parë dhe fakti që arbitrat në ishull nuk preferojnë të ndalojnë shpeshherë ndeshjen (20.4 ndalesa mesatarisht për ndeshje krahasuar me 27.2 në kampionat e tjera), ka efektin e vet.

Danezët e Silkeborg dhe gjermanët e Hamburger plotësojnë treshen e parë, ndërsa në dhjetëshe ka edhe emra si Bayern Munchen, Celtic dhe PSV. Në Serie A është Napoli ekipi që shkakton më pak faulle me një mesatare prej 11.89 për ndeshje. /abcnews.al