Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Fieri, qarku kampion i PS/ Belinda Balluku mbetet drejtuese politike

schedule12:37 - 21 Mars, 2026

schedule 12:37 - 21 Mars, 2026

Analiza në Asamblenë e PS nxori Fierin nën drejtimin e Belinda Ballukut si qarkun kampion të zgjedhjeve të 11 majit nga i cili erdhi dhe mandat i katërt, por Tirana ngelet kantier ndërtimi.

Për këtë arsye, kryesocialisti Edi Rama ka lëvizur disa drejtues politik duke caktuar togat e vjetra në kryeqytet.

Bashkëdrejtimin me Ogerta Manastirliun në Tiranë të qarkut do të ketë Taulant Balla.



Pasi u shkarkua si ministre e jashtme, Elisa Spiropali, nuk do të jetë më drejtuese politike e Tiranës, por është caktuar drejtuese vetëm në njësinë 13, së bashku me Anila Denajn.

Kurse në njësinë 5, Taulant Balla do të vijoje te bashkëdrejtojë me dy veterane të tjerë, të rikthyerin Erion Braçe dhe Fatmir Xhafajn.

Eduart Shalsi është hequr nga drejtues politik i Kukësit, qarku me rezultatin më të dobët për socialistët, dhe është caktuar drejtues i njësisë 11 në Tiranë.

Edhe kryesocialisti Edi Rama gjatë fjalës në Asamblenë e PS deklaroi se Tirana duhet të jetë prioritet për ta fituar me më shumë se 19 mandate.

“Tirana nuk mund të jetë aty, arsyet janë të ndryshme ka edhe një arsye të madhe që unë nuk dua t’i kthejmë sot por ne jemi PS e Shqipërisë dhe Tiranën duhet ta ngremë më lart se sa mesi i atij klasifikimi me çdo kusht”

Në Kukës, caktohet Erjon Malaj.

Në ndryshimet e qarqeve, janë hequr si drejtues politik dy kryebashkiakët Benet Beci dhe Emirjana sako. Në Durrës caktohet, Blendi Klosi, në Shkodër ministri i energjisë dhe infrastrukturës, Enea Karakaçi.

Në Lezhë është caktuar ministri i ri i mbrojtjes, Ermal Nufi, kurse Ulsi Manja shkon në Lezhë. Nuk ndryshojnë Belinda Balluku, e cila qëndron në Fier pas suksesit elektoral të zgjedhjeve të 11 majit, po ashtu Arbjan Mazniku në Elbasan, Niko Peleshi në Korçë, Mirela Kumbaro në Gjirokastër, Ervin Demo në Berat dhe Bledi Çuçi në Vlorë.

PS kështu ndez motorët për zgjedhjet e ardhshme lokale të 2027, për të cilat Edi Rama kërkon rezultat maksimal, për të hyrë për fitore në të 61 bashkitë. Në qershor zhvillohen zgjedhjet e brendshme, kurse Sekretari i Përgjithshëm i PS la detyrë për të anëtarësuar të paktën 4 persona në çdo organizatë socialiste dhe për të takuar 5-10 të rinj për çdo organizatë socialiste.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!