“Do të ulet në stolin e Barcelonës pas Evropianit”, e zbulojnë në Holandë

schedule14:41 / 20/10/2019

Barcelona e ka piketuar trajnerin e së ardhmes. Kontrata e Ernesto Valverdes me klubin katalanas përfundon në verën e vitit 2021, por ky mund të jetë sezoni i tij i fundit në krye të Barçës.

Nico-Jan Hoogma mban postin e sekretarit të përgjithshëm të Federatës Holandeze të Futbollit (KFVB). Në një prononcim për Fox Sports, Hoogma ka zbuluar një klauzolë të veçantë dhe trajnerin e ri të ekipit katalanas.

Ka një klauzolë për largimin e Ronald Koeman, trajnerit tonë të kombëtares. Bëhet fjalë për vitin 2020, pas përfundimit të Evropianit. Barcelona ka arritur akordin me ne, ka mbetur për t’u diskutuar vetëm çështja e parave“, thekson Hoogma.

Roland Koeman

Koeman ka luajtur gjatë viteve 1989-1995 me Barcelonën, ndërsa ka punuar edhe si ndihmës trajner bashkë me Mourinhon në kohën që ekipi drejtohej nga Louis Van Gaal. Një gol i tij në finalen e Champions League kundër Sampdorias në vitin 1992 i dhuroi fitoren katalanasve. /abcnews.al

schedule14:41 / 20/10/2019