TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha pasi ushtroi të drejtën e votës foli për mediat.
Por pavarësisht kësaj, kryedemokrati nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve nëse do njihte rezultatin e zgjedhjeve të kësaj të diele.
“Të votojnë, çdo njeri që takova, unë takova njerëz të gëzuar, të sigurt në votën e tyre dhe mezi presin rezultatin. Do kemi një ditë të dytë vere. Do të kemi një ditë të dytë vere, ndaj dhe njëherë thirrja ime: votoni, votoni, votoni”, theksoi ai./abcnews.al