Parashikimi i motit, alternime kthjellimesh gjatë ditës, temperaturat deri në 23 gradë celsius

schedule07:15 - 17 Maj, 2025

schedule 07:15 - 17 Maj, 2025

Pritet ndryshim i situatës atmosferike në territorin Shqiptar; duke sjellë dobësim të dukshëm të vranësirave dhe shirave; megjithatë do të mbeten prezente; në zonat e thella malore verilindore – juglindore; parashikohet që orët e pasdites; të dominohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në pjesën më të madhe të territorit ku në skajin Juglindor do të ketë momente me pika shiu.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale, por rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 5°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 23°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet në qarkun e Fierit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 35 km/h nga drejtimi; Veriperëndimor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Kosovë

Republika e Kosovës nën mbizotërohet nga masa ajrore të qëndrueshme atmosferike duke diktuar; mot të kthjellët dhe vranësira të shpeshta në të gjithë territorin e saj; më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat në kufi me Shqipërinë duke sjellë momente me pika shiu.

Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes të sjellin përmirësim të theksuar të kushteve atmosferike në të gjithë Kosovën duke sjellë intervale të gjata me kthjellime;  Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në orët e mëngjesit, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C vlera minimale e shënuar në Mitrovicë deri në 20°C vlera më e lartë në rang territori.

Era do të fryjë e lehtë POR herë pas-here mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Republika e Maqedonisë së Veriut; do të paraqitet nën dominimin e vranësirave të shpeshta të cilat në orët e mesditës do të zhvillohen duke sjellë rrebeshe shiu në zonat Perëndimore dhe skajin Jugor të Maqedonisë së Veriut; Kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të shoqërojnë republikën e MV deri vonë në mbrëmje kur pritet përmirësim i kushteve të motit duke sjellë ndërprerje totale të shirave.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale, por rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 4°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Gostivarit deri në 21°C pritet vlera më e lartë në rang territori.

Ndërkohë; Era do të fryjë  e lehtë deri mesatare; duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi  Veriperëndimor.

Europa

Zhvillimi prej disa ditësh; e një Qendre të fuqishme Ciklonare në Lindje të kontinentit do sjellë; vranësira dhe shira intensivë në Europën Lindore; rajonin e Baltikut si edhe brigjet e Turqisë; Po ashtu, Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre do të dominohen nga vranësira dhe reshje shiu ku herë pas here do të jenë rrebeshe, ndërsa gadishulli Skandinav; Ishujt Britanikë; gadishulli Iberik si edhe rajoni i Ballkanit do të mbizotërohen nga kushte të qëndrueshme atmosferike duke sjellë;  mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!