Gazetari Artur Nura thotë se Shqipëria doli e nderuar nga samiti i komunitetit politik evropian, që u mbajt në Tiranë.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Nura u shpreh se kjo përbën një hap më shumë drejt integrimit evropian.
“Mund të themi, parimisht, Tirana, Shqipëria del e nderuar nga ky takim ndërkombëtar. Fut Tiranën në hartën gjeopolitike. Autoritetet më të larta evropiane erdhën në Tiranë, është një hap plus në integrimin evropian. Besoj se është në protagonizmin e Edi Ramës. Për takimin e sotëm, në thelb ishin negociatat për luftën Rusi-Ukrainë. Evropa po kërkon të marrë një rol të veçantë”, theksoi ai./abcnews.al