Berisha, “koncert” në vitin 2025/ Ndryshon tre herë vendin e Antimitingut për të prishur festën

schedule18:21 - 15 Maj, 2025

schedule 18:21 - 15 Maj, 2025

Sali Berisha është i vendosur të mos i bindet ligjit, me antimitingun e tij në ditën e Samitit të Komunitetit Politik Europian.

Ndonëse Policia i refuzoi lejen për protestë tek Zogu i Parë, doktori këmbëngul ta bëjë aty ku ai dëshiron.

Përpara lejes, Berisha e njoftoi protestën tek Zogu i Parë, pas refuzimit të lejes, ai ndryshoi posterin, dhe lajmëroi se ishte zhvendosur tek Bulevardi i Parë.

Por më pas, brenda disa oresh, ai sërish njoftoi se protesta do të rikthehet tek Zogu i Parë.

Në një ditë të rëndësishme për Shqipërinë, ku gjithë liderët europianë apo botërore si Starmer, Zelenski apo Erdogan, doktori kërkon të ketë vëmendjen e tij nga ndërkombëtarët, me atë që di të bëjë më mirë.

Ai do të shtyjë demokratët në një përplasjë me forcat e rendit para Ministrisë së Drejtësisë.

Të njëjtin skenar, Berisha e përdori dhe 3 vite më parë, kur liderët europianë erdhën në Shqipëri në Samitin e 6 dhjetorit të 2022. Policia ia refuzoi lejen, por doktori kërkoi me këmbëngulje një antimiting buzë Lanës. Vetëm se, sherrin që kërkoi atëhere doktori, iu kthye bumerang, në fytyrën e tij.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!