Samiti i Komunitetit Politik në Tiranë, Rama: Krenari, një ditë historike e Europës në Shqipëri

schedule08:34 - 17 Maj, 2025

schedule 08:34 - 17 Maj, 2025

Tiranë- Një ditë më parë, (të premten), në kryeqytet u mbajt Samiti i Komunitetit Politik. Duke e kthyer sytë e botë në Shqipëri, dhe Tiranën “shtëpinë” e Europës.

Në Samit fokusi i bisedimeve u vendos te Ukraina, siguria si edhe bashkëpunimi mes vendeve.

Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë ka ndarë me ndjekësit e tij në facebook një përmbledhje nda Samiti, duke nisur nga pritja e liderëve europianë në Sheshin Shkënderbej, nga vetë kryeministri Edi Rama.

Pamjet e ndara në “Facebook”, nga kryeministri janë shoqëruar me këngën, “We can build our dreams on suspicious minds” (Ne mund t’i ndërtojmë ëndrrat tona mbi mendje dyshuese) e Elvis Presleyt.

“MIRË MËNGJES dhe me krenarinë e një dite historike të Europës në Shqipëri, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama bashkangjitur videos së publikuar në facebook.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!