Berisha në Bruksel, Brukseli në Tiranë/ Kryetari i PD transmeton takimin nga celulari i tij

schedule12:05 - 16 Maj, 2025

schedule 12:05 - 16 Maj, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha njoftoi se po zhvillon një takim nga IDU Summit, Bruksel.

Këtë takim Berisha e ka transmetuar  nga telefoni i tij.

Ndërkohë në Tiranë po mbahet Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian, ku liderët nga Europa dhe bota janë pritur nga kryeministri Edi Rama.

Në këtë Samit, i cili mban moton: Evropa e re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët, do të diskutohet edhe për mënyrat për ta përmirësuar konkurrueshmërinë e kontinentit dhe për të përballuar emigracionin e paautorizuar.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!