Ditë betejash dhe një derbi, në Superiore spikat Teuta-Vllaznia

schedule08:17 - 3 Mars, 2021

schedule 08:17 - 3 Mars, 2021

Superiorja rikthehet dhe sot do të luhen pesë ndeshje mjaft interesante, duke nisur prej orës 13:00. Fillimisht bie në sy Tirana-Bylis, me kampionët në fuqi që duan vazhdimësinë pas fitores me Vllazninë kryesuese.

Sigurisht edhe ballshiotët duan pikë, sidomos pas dy fitoreve të fundit që u kanë dhënë moral. Apolonia-Partizani është një prej sfidave të mesditës. Fierakët kanë një mision të vështirë, kundër “demave” që duan të afrohen edhe më shumë me kreun.

Në Korçë luhet një finale. Skënderbeu është i dënuar të fitojë kundër Kastriotit, në mënyrë që të ndryshojë situatën në fundin e tabelës. Krutanët, në rast humbjeje do të futeshin sërish në presion dhe trajneri Ramazan Ndreu nuk e do një situatë të tillë.

Në orën 16:00 luhen edhe dy betejat më të rëndësishme. Në “Niko Dovana” Teuta do të kërkojë të mundë për herë të parë Vllazninë kryesuese, për ta çuar në një pikë diferencën me shkodranët. Më Elbasan Kukësi pret Laçin, një duel i tëri për t’u parë edhe për shkak të historikut të përballjeve mes këtyre dy skuadrave në vitet e fundit. /abcnews.al

 

Ndeshjet e javes se 22-të