Dita nis me kthjellime dhe vranësira, mësoni si do të ndryshojnë temperaturat

schedule07:18 - 20 Janar, 2021

schedule 07:18 - 20 Janar, 2021

Sipas MeteoAlb: Dita nis me kthjellime dhe vranësira të lehta në vendin tonë, ku më të shpeshta vranësirat do jenë në zonat malore.

Por pasditja sjell shtim të vranësirave në të gjithë vendin ndersa reshje të pakta shiu e dëbore do ketë ne skajet veri-jug.

Temperaturat e ajrit rriten me të paktën 3 gradë në në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -8°C në 10°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 45 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë.

Kosova

Orët e para të ditës do të paraqiten me mot të kthjellët. Por mesdita dhe kryesisht pasditja sjellin kalime vranësirash të shpeshta pa rrezikuar reshje.

Maqedonia e Veriut

MBETET në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta. Pasditja shton vranësirat në të gjithë MV por pa reshje./abcnews.al