Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Policia “blindon” hyrje-daljet e Vlorës, kontrolle për persona në kërkim dhe armë

schedule22:10 - 26 Gusht, 2026

schedule 22:10 - 26 Gusht, 2026

Një aksion i gjerë kontrolli është zhvilluar mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit të Vlorës, ku forcat e Policisë kanë ndaluar dhe kontrolluar automjete që hynin dhe dilnin nga qyteti.

Kontrollet janë përqendruar në evidentimin e personave në kërkim, verifikimin e dokumentacionit të drejtuesve dhe mjeteve, si dhe parandalimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje.

Gjatë aksionit, efektivët kanë ndaluar automjete të ndryshme dhe kanë kryer verifikime të drejtuesve dhe pasagjerëve, në kuadër të masave për rritjen e sigurisë dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale.



Një tjetër fokus i kontrolleve ka qenë identifikimi i personave me precedentë kriminalë apo i individëve që mund të jenë të përfshirë në veprimtari të paligjshme.

Policia ka verifikuar gjithashtu dokumentacionin e automjeteve, me qëllim evidentimin e shkeljeve të mundshme.

Kontrollet pritet të vijojnë edhe në zona të tjera të Vlorës, si pjesë e masave për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!