Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Nuk ka më abuzime me çmimet, nis beteja: Ngrihet “Price Watch Albania”

schedule23:08 - 26 Gusht, 2026

schedule 23:08 - 26 Gusht, 2026

Të gjitha çmimet e produkteve ushqimore që tregtohen në Shqipëri do të jenë transparente dhe do të monitorohen në kohë reale nga qytetarët.

Ministrja e Ekonomisë ka prezantuar nismën që do të quhet “Price Watch Albania”, ku çdo qytetar mund të kontrollojë online çmimet dhe më pas të vendosë se ku do të blejë.

Me anë të këtij mekanizmi synohet të krijohet një zinxhir kontrolli, që nga momenti kur produkti importohet apo prodhohet, deri në momentin e blerjes nga qytetari.



Sipas ministres, në këtë mënyrë institucionet do ta kenë më të thjeshtë të evidentojnë abuzimet.

Monitorimi i çmimeve ka qenë një ndër nismat e prezantuara pas mbledhjes së qeverisë, e cila u mbajt në Pogradec.

Platforma e monitorimit të çmimeve “Price Watch Albania” do të jetë pjesë e “Pasqyrë Albania”, një tjetër nismë që synon adresimin e problematikave të qytetarëve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!