Dita e Superiores, gara rikthehet me Kukësi-Tirana

schedule09:03 - 19 Gusht, 2022

schedule 09:03 - 19 Gusht, 2022

Edicioni i 84-t i Superiores nis nga Kukësi, me përballjen mes skuadrës vendase dhe Tiranës kampione në fuqi. Topi do të shkelmohet në orën 17:00, pasi të jetë zhvilluar ceremonia e hapjes.

Verilindorët gjatë verës kanë pësuar ndryshime të shumta. Në stol është trajneri Skënder Gega, ndërkohë që ka lëvizje të shumta në të gjitha repartet.

Kurioziteti është i madh për ta parë Kukësin në fushë, me gjithë ndryshimet e bëra. Po ashtu lëvizje ka pasur edhe te Tirana, por baza e skuadrës është e vjetshmja dhe bardheblutë duan të konfirmohen kampionë.

Këtë do tentojnë ta tregojnë që sot në transfertën e Kukësit. Trajneri Shehi në konferencë e tha qartë se Tirana e tij duhet të luajë si kampionia në fuqi dhe është gati për këtë duel. / abcnews.al