Në ditën ndërkombëtare të migracionit është çelur ekspozita “Unë jam shqiptar”.
Fotot dhe objektet pasqyrojnë periudha të ndryshme të migracionit në vendin tonë.
Nis me foton e Gjergj Kastriot Skënderbeut për të vazhduar me pasqyrimin e të gjitha periudhave të migrimit të shqiptarëve. Me titullin Unë jam shqiptar, ekspozita që u çel në ditën ndërkombëtare të migracionit solli jo vetëm pjesë të rrugëtimit të shqiptarëve ndër vite por edhe dëshmi. Një prej tyre është Inva Mula e cila tregoi eksperiencën e saj se si atë e identifikonin si shqiptarja që po bënte të njohur vendin nga kishte ardhur.
Si një njeri që ka jetuar jashtë shqipërisë, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj çmon se vendi merr vlera edhe nëse qytetarët nuk jetojnë brenda kufijvë shqiptarë.
Ekspozita është një iniciativë e ministrisë së diasporës dhe muzeut kombëtar realizimi i të cilës u mbështet nga Western Union./abcnews.al


