Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dita e gjashtë e protestës, studentët refuzojnë dialogut

schedule18:01 - 10 Dhjetor, 2018

schedule 18:01 - 10 Dhjetor, 2018

Më të pakët në numër, por të vendosur për të kërkuar plotësimin e tetë pikave tashmë të njohura studentët e universiteteve publike protestuan për të gjashtën ditë përpara Ministrisë së Arsimit. Ata refuzuan dialogun me Kryeministrin, ndërkohë që paralajmëruan përshkallëzim të protestës së tyre.

Të tilla thirrje dhe fërshëllima dëgjoheshin në rrugën e “Durrësit” ndërkohë që kryeministri Edi Rama nga facebooku po fliste për protestën e universiteteve publike dhe arsimin e larte në vend.

Studentët përpara Ministrisë seë Arsimit refuzuan kërkesën e Kryeministrit për dialog, ndërsa kundërshtojnë në mënyrë kategorike ngritjen e një përfaqësie që të flasë në emër të tyre.

“Nuk pranojmë se kërkesat tona janë të qarta nuk ka vend për dialog, zgjidhja është që të rrimë të gjithë të bashkuar. Nuk është zgjidhje ajo që na jep qeveria nëse nuk plotësohen kërkesat tona asnjë negociatë nuk do bëhet”.

Studentët kërkojnë vendimmarrje për tetë kërkesat e tyre, ndër të cilat përgjysminin e tarifave, mbështetjen me fonde për studentët e doktoraturës e kërkimit shkencor dhe pajisjen me kartën e studentit brenda këtij viti akademik.

“Mendoj se çdo pikë e kërkesës është shumë e qartë dhe nuk ka vend për diskutime dhe nuk mendoj se ka ndonjë pikë a presje që mund ta largojë nga kërkesat. Ne i kemi të qarta kërkesat tona dhe thjesht nuk duam dialog mjafton që ato të plotësohen”.

Menjëherë pas fjalës së Kryeministrit një përgjigje për të, shpërndau në media edhe Lëvizje për Universitetin.

Shefi i qeverisë shkruan kjo lëvizje përmes gënjeshtrave, çerek të vërtetave dhe të dhënat jashtë kontekstit shmangu përgjegjësinë e qeverisë së tij për shkatërrimin e arsimit të lartë, ndërsa prodhoi tym me deklatarat për tarifat e studimit.

Bashkë me thirrjet për të mbajtur larg partitë politike studentët bënë apel për bojkot të mësimit të martën dhe pjesëmarrje më të madhe përpara Ministrisë së Arsimit. /abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!