Dita e dytë e takimit Kotzias-Bushati, vizita në Katedale e muze

schedule10:53 - 20 Janar, 2018

schedule 10:53 - 20 Janar, 2018

Në Korçë vazhdon sot dita e dytë e takimit mes ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati dhe homologut grek, Nikos Kotzias.

Zyrtarisht për takimin nuk ka asnjë informacion, ndërsa është raportuar se në prill mund të ketë një takim mes kryeministrave të dy vendeve. Por sipas gazetares së ABC News Daniela Zisi mësohet se gjatë ditës dy ministrat do të bëjnë një vizitë në Katedrale, ku do të mbahet edhe meshë. Më pas një vizitë në Mesonjëtoren e Parë Shqipe, më pas në Konsullaten Greke dhe në mbëmje ministrat do të ndjekin një koncert.

Pas Kretës, Korça ishte qyteti pritës për bisedimet tri ditore me fqinjin tonë jugor pa praninë e mediave. Nga burime jo zyrtare,  mësohet se diskutimet dypalëshe fokusohen në çështjet e hapura mes dy vendeve, ndër të cilat mund të përmenden ligji i luftës, çështja e kufirit detar, varrezat e ushtarëve grekë dhe minoriteti grek në Shqipëri.

Në përfundim të bisedimeve të pasdites së djeshme, gjatë mbrëmjes dy ministrat Bushati dhe Kotcias zhvilluan së bashku një vizitë në pazarin e Korçës, një monument kulture në këtë qytet./abcnews.al