Diplomati rus dha dorëheqjen për shkak të luftës në Ukrainë, Peskov: Është kundra nesh

schedule15:14 - 24 Maj, 2022

schedule 15:14 - 24 Maj, 2022

Një diplomat rus në OKB dha dorëheqjen ditën e djeshme, duke thënë se ai “kurrë nuk ka qenë kaq i turpëruar” nga vendi i tij, ndërsa dënoi Vladimir Putinin për luftën e tij agresive kundër Ukrainës, sipas CNN.

Boris Bondarev, një këshilltar i misionit rus në zyrën e OKB-së në Gjenevë, kritikoi ministrinë e jashtme ruse – ku ai ka punuar për 20 vjet për gënjeshtra  dhe joprofesionalizëm. Pas dorëheqjes së tij, ka reaguar zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, duke thënë se ai nuk ishte me Rusinë po kundra tyre.

“Kremlini nuk është në dijeni të kësaj letre. Nëse ai ka qenë punonjës i Ministrisë së Jashtme, atëherë kjo është një pyetje për Ministrinë e Punëve të Jashtme”, tha Peskov.

“Këtu mund të themi vetëm se Bondarev nuk është më me ne, përkundrazi është kundër nesh”, tha Peskov.

“Ai ka një pozicion në të cilin ai dënon veprimet e udhëheqjes ruse dhe veprimet e udhëheqjes ruse mbështeten nga pothuajse e gjithë popullata e vendit tonë”, tha Peskov.

“Kjo do të thotë se ky zotëri u shpreh kundër opinionit të përgjithshëm të konsoliduar të vendit tonë”, shtoi ai.

Bondarev, një veteran 20-vjeçar i shërbimit diplomatik të Rusisë, postoi një deklaratë në një llogari në LinkedIn të hënën duke dënuar pushtimin rus të Ukrainës dhe duke kritikuar Ministrinë e Punëve të Jashtme ruse për bashkëpunim në atë që ai e përshkroi si një “luftë agresive” — gjuhë që është e ndaluar në Rusi sipas   ligjeve të censurës së kohës së luftës.

/abcnews.al