Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Diplomati izraelit: Ne duam të shkatërrojmë Hamasin, jo të pushtojmë Gazën

schedule19:48 - 18 Tetor, 2023

schedule 19:48 - 18 Tetor, 2023

Ambasadori izraelit në Itali, Alon Bar tha se Izraeli do të vazhdojë operacionin derisa terroristët të mos e kontrollojnë më Gazën. Për mediat, ai theksoi se Izraeli nuk dëshiron ta pushtojë Gazën.

“Izraeli do të vazhdojë derisa terroristët të mos e kontrollojnë më Gazën, derisa të shkatërrohet arsenali i tyre. Bota duhet të kuptojë se ne nuk kemi zgjidhje: duhet të parandalojmë që të ketë një tjetër masakër si ajo e 7 tetorit”, u shpreh ai.

Duke komentuar sulmin e mbrëmjes së djeshme në spitalin e Gazës, ky sipas raportimeve ka me qindra të vdekur, ambasadori tha:



“Raketa e Xhihadit Islamik në spitalin në Gaza është një tragjedi e tmerrshme. Fatkeqësisht, nuk është hera e parë që raketat e lëshuara nga Xhihadi Islamik dhe Hamasi kundër Izraelit bien brenda Gazës, duke goditur popullsinë e përdorur nga Hamasi si mburojë njerëzore.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!