Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Dinamo dhe Tirana, derbi i sezonit/ Këtë të shtunë, sfida e madhe e javës së 32 të Kategorisë Superiore

schedule13:11 - 17 Prill, 2026

schedule 13:11 - 17 Prill, 2026

Gjithmonë ka qenë një derbi dhe i tillë mbetet, por asnjëherë më parë sfida mes Dinamo City dhe Tiranës nuk ka qenë kaq e rëndësishme.

Dy skuadrat do të përballen mes tyre të shtunën në orën 19:00 në “Air Albania” në një ndeshje që mund të vendosë të gjithë sezonin e tyre.

“Blutë” e drejtuar nga Ilir Daja, u kthyen në zonën e “final four” pas barazimit 1-1 në ndeshjen e fundit. Por në pesë javët e mbetura të sezonit të rregullt duhet ta ruajnë vendin e katërt, pasi ndjekësit e Partizanit kanë të njëjtën kuotë pikësh dhe renditen të pestit vetëm për shkak të sfidave direkte.



Një mision akoma më madhor dhe me të vështirë ka Tirana.

Bardheblutë janë shumë larg emrit të madh dhe historisë së tyre, ndërsa deri në fund të ketij sezoni do të jenë të përfshirë në një garë të ethshme mes skuadrave që kërkojnë shpëtimin.

Fitorja 3-1 në ndeshjen e fundit kundër Egnatias I ka dhënë oksigjen Orges Shehit dhe të besuarve të tij.

Tirana vjen në këtë derbi vendimtar në vendin e shtatë të klasifikimit me 31 pikë, por kaq kanë edhe rivalët direktë Vora dhe Bylis.

Për këtë arsye, çdo hap fals deri në fund të sezonit të rregullt të Kategorisë Superiore mund të jetë fatal.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!