“Dil se fusha është e lirë”! Si u ndoq dhe u kap shqiptari me mbi 2 kg heroinë në Greqi

schedule18:45 - 25 Nëntor, 2020

schedule 18:45 - 25 Nëntor, 2020

Një shqiptar dhe gruaja e tij rumune janë arrestuar në Greqi për trafik heroine. Shqiptari 46-vjeç dhe gruaja e tij 44-vjeçe kishin udhëtuar nga Kreta për në Athinë për të marrë një sasi heroine dhe për t’u kthyer në ishull.

Por jo gjithçka shkoi sipas planit të tyre, që dështoi, pasi policia e ndoqi gruan duke i kontrolluar të gjitha lëvizjet. Sipas medieve greke, bazuar te burimet nga policia, në momentin që shqiptari doli në ballkon për të parë nëse kishte ndonjë lëvizje dyshuese, gruaja i dha dritën jeshile se “fusha ishte e lirë” për t’u drejtuar në makinë.

Shqiptari heroinën, 2 kg e 40 gram e kishte fshehur në sediljen e pasme, por në momentin që policia i kërkoi që të ndalonte tentoi që të arratisej, por pa sukses, pasi ishte i rrethuar duke përfunduar në pranga./ db/Abcnews.al