Dieta çelësi i suksesit për Lukakun, doktori i hoqi picën me ananas dhe makaronat

schedule22:36 - 23 Mars, 2021

schedule 22:36 - 23 Mars, 2021

Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku, po shkëlqen këtë sezon në Serie A. Belgu është një ndër më të mirët tek zikaltrit dhe po i udhëheq ata tek titulli kampion.

Mesa duket pas suksesit të bomberit qëndron specialisti i dietave i ekipit milanez. Matteo Pincella i ka vendosur disa rregullta strikte Romelut, duke e hequr atë nga zakonet e këqija që ai ka patur tek Manchester United.

Belgu zbuloi se ka humbur plot 7 kilogramë që nga ardhja e tij në Milano. Lukaku tashmë i ka harruar makaronat karbunara si dhe picën me ananas, e cila është e preferuara e tij. Mesa duket ai duhet të vazhdojë kështu sepse këto masa po japin efektet e veta. /abcnews.al