Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Diaspora dhe investimet në Shqipëri/ Drejtuesja e AIDA: Roli i saj mbetet esencial për vendin

schedule14:46 - 14 Prill, 2026

schedule 14:46 - 14 Prill, 2026

TIRANË- Drejtuesja ekzekutive e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), Laura Plaku, u shpreh për “Money Report” se roli i Diasporës shqiptare është esenciale, ndërsa shtoi se detyra e Shqipërisë është që të ofrojë besim, që ata të japin kontributin e tyre në mënyrë të strukturuar.

“Roli i Diasporës padyshim është esencial por në mënyrën që të marrim më të mirën është që të jemi  të strukturuar, në mënyrën që të vjelin atë çfarë Diaspora ka për të ofruar dhe atë  çfarë i vlen ekonomisë sonë për të marrë nga ekspertiza, kapitali dhe ndërlidhja që diaspora ka dhe ka ngritur gjithë këto vite në emigrim”, theksoi ajo.

Ajo pohoi se Diaspora ka nevojë për t’i ofruar një sistem besimi, ku ata të kenë një qasje të plotë në informacion mbi projekte të ndryshme tek të cilat mund të bëhen pjesë.



Gjatë intervistës, Plaku tregoi edhe sektorët, të cilët sipas saj janë një mundësi për ata që duan të investojnë.

“Është një sistem besimi. Padyshim që në rastin e Diasporës dëshira për të qenë në Shqipëri dhe për pasur kontributin e tyre është e padiskutueshme. Na duhet dhe po punojnë në sistemin e besimit në kuptimin e strukturuar, që të kenë një portë hyrëse, të gjejnë informacionet dhe ndërlidhjen me institucionet e tjera”, tha ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!