Trey Songz është arrestuar pas një përleshje me policinë të dielën gjatë një ndeshjeje në Kansas. Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Tremaine Aldon Neverson u filmua gjatë grindjes fizike me një oficer policie gjatë kampionatit të futbollit amerikan ndërmjet ekipeve, “Kansas City Chiefs” dhe “Buffalo Bills”.
Në videon e publikuar nga TMZ, reperi shihet duke e goditur policin në kokë ndërsa më pas arrestohet nga disa oficerë të tjerë. Ngjarja ka ndodhur në stadiumin Arrowhead në Kansas. Megjithatë, tifozët e pranishëm në stadium pretendojnë se oficeri ishte vetë fajtor.
TMZ raporton se Songz u arrestua për shkelje, rezistencë ndaj arrestimit dhe sulmit ndaj oficerit. Artisti i hitit “Can’t Help But Wait” thuhet se do të qëndrojë në burg për 24 orë dhe pritet të lirohet këtë të hënë në mbrëmje. /abcnews.al