Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Dhunohet barbarisht ish kryetari i PD në Lezhë/ Tre persona e goditën me sende të forta, dëmtime në këmbë

schedule20:45 - 10 Maj, 2026

schedule 20:45 - 10 Maj, 2026

Ish-kryetari i PD-së në njësinë administrative të Dajçit, në Zadrimë të Lezhës, Sokol Toma është dhunuar mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në zonën e quajtur Fushë Gjormë, teksa 53-vjeçari udhëtonte me automjetin e tij.

Sipas burimeve, kanë qenë 3 persona të cilët e kanë dhunuar Tomën me mjete të forta, duke i thyer këmbët dhe dëmtuar veshin si pasojë e goditjeve. Burime thanë për Abc News se uniformat blu janë njoftuar mbi ngjarjen nga një person i afërm, i cili ka qenë në kontakt me Tomën, dhe menjëherë shërbimet e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.



53-vjeçari është transportuar drejt Spitalit të Traumës, aty ku ndodhet edhe aktualisht. Ai ndodhet në monitorim intensiv në urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës, me dëmtime në gjymtyrët e poshtme dhe dëmtime të veshit. I ndërgjegjshëm dhe në gjendje të stabilizuar, ai do të vijojë të marrë trajtim në QSUT.

Sokol Toma është marrë disa herë në pyetje nga policia. Ai pretendon se nuk ka konflikte me njeri. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe nuk përjashton konflikte të cilat mund të mos jenë raportuar më parë nga 53-vjeçari.

Sipas Tomës, autorët e kanë goditur me mjet nga pas dhe më pas e kanë dhunuar me mjete të forta. Ai i ka përshkruar policisë se bëhej fjalë për një makinë të bardhë me targa të huaja.

Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë në aksin Tiranë–Laç për të zbardhur dinamikën e ngjarjes së ndodhur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!