Tiranë- Policia e Tiranës ka arrestuar 5 persona pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ekzekutuan vendimin penal për, 40 vjeçaren e shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”.
Gjithashtu autoritetet ndaluan një 23 vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan 30 vjeçarin, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur disa produkte në një market në rrugën “Fabrika e qelqit”.
Ndër të tjera specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan një 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;
Ndërsa 33 vjeçari, banues në Tiranë, u arrestua pasi sot, rreth orës 03:00, në hyrje të Vorës, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekjen një shtetas ende të paidentifikuar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.


