Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kundërshton vendimin e Bankës së Shqipërisë për kreditë

17:21 | 18/03/202017:210

Biznesi shqiptar ka kundërshtuar vendimin e marë nga Banka e Shqipërisë duke e cilësuar atë të paplotë.

Në një reagim për “ABC News” Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë shprehet se në thelb ky vendim nuk i vjen në ndihmë sipërmarrjes shqiptare ndërsa për çdo rast do të jenë bankat e nivelit të dytë ato që do të japin miratimin përfundimtar.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon që Banka e Shqipërisë në pamundësi për të identifikuar si të pa afektuar ndonjë sektor të ekonomisë duhet të shprehet qartë në urdhrin e saj.

Në këtë mënyrë kërkohet që të gjithë kredimarrësit që paraqesin kërkesë për riskedulim të kredisë duhet të trajtohen pozitivisht nga sistemi i kredidhënies. Po ashtu bëhet apel që të ndërpriten interesat për një  periudhë 3 mujore. Dhoma e Tregtisë vlerëson se urdhëri aktual krijon epërsi dhe hapësira sistemit të  kredidhënies duke rritur arrogancën subjektive të vendim marrjes.

Vetëm pak ditë më parë Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka vendosur pezullimin e pagesave të kësteve të kredisë për ata qytetarë apo biznese që kanë probleme për shkak të të koronavirusit.

Ndryshe nga sa ishte njoftuar më parë, sipas vendimit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, bankat nuk do të pezullojnë të gjitha pagesat për këstet e kredive të individëve, por vetëm për ata kredimarrës që vërtetojnë se gjendja e tyre financiare është përkeqësuar për shkak të krizës së shkaktuar nga koronavirusi.

Për të përfituar nga kjo nismë çdo biznes apo individ duhet t’i drejtohet bankës me një kërkesë për pezullimin e kësteve dhe riskedulimin e kredisë duke argumentuar se gjendja e tij financiare është përkeqësuar.

Për këtë vendim reagoi edhe kryeministri Edi Rama pas firmosjes së urdhërit me guvernatorin, Gent Sejko. Sipas Ramës ky vendim zgjidh problemet që bizneset kanë me bankat gjatë kësaj periudhe lufte me koronavirusin./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono