Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dhjetë viktima e 111 raste me Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

schedule15:12 - 23 Gusht, 2020

schedule 15:12 - 23 Gusht, 2020

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 10 viktima si dhe 111 raste me Covid-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në vend ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 448 mostra të marra nga ShSKUK, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe laboratorët private.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 25 raste, komuna Pejë 13 raste, komuna Gjilan 10 raste, komuna Gjakovë 7 raste, komuna Mitrovicë 7 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Podujevë 4 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Kamenicë, Kaçanik, Lipjan, Novobërdë dhe Shtime.



Po ashtu njoftohet se brenda ditës janë shëruar 159 pacientë ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 8.505 raste.

Njoftimi i plotë:

159 TË SHËRUAR DHE 111 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 448 mostra të marra nga ShSKUK, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe laboratoret private, prej të cilëve rezultojnë 111 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 12.448 raste nga 47.355 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 467 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 159 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 8.505 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.476.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 25 raste, komuna Pejë 13 raste, komuna Gjilan 10 raste, komuna Gjakovë 7 raste, komuna Mitrovicë 7 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Podujevë 4 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Kamenicë, Kaçanik, Lipjan, Novobërdë dhe Shtime.  /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!