DETAJET/ Si ndodhi atentati në Vlorë, autorët ndoqën në autostradë shënjestrën e tyre

schedule10:35 - 18 Gusht, 2022

schedule 10:35 - 18 Gusht, 2022

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja në Vlorë, ku dy persona mbetën të vrarë brenda makinës.

Lexo edhe: LIVE/ Atentat në Vlorë, ekzekutohen brenda makinës 2 persona

Mësohet se autorët i kanë ndjekur viktimat, derisa kanë dalë paralel me ta dhe i kanë qëlluar me kallashnikov.

Dyshohet se autorët kanë qenë tre, njëri prej tyre drejtonte mjetin, ndërsa dy qëlluan ndaj makinës tip “Benz” me të cilën po lëviznin të vrarët.

Pasi u qëllua me breshëri kallashnikovi, makina e viktimave doli nga rruga dhe përfundoi një kanal pranë mbikalimit të Panajasë.

Lexo edhe: Atentati në Vlorë, gjendet një makinë e djegur, dyshohet e autorëve

Ndërkohë, një makinë e djegur është gjetur në fshatin Frakull në Fier, e vila dyshohet se i përket autorëve. /abcnews.al