Detaje të reja nga vrasja në Vaun e Dejës: Gjendet një makinë e djegur

schedule13:48 - 9 Gusht, 2020

schedule 13:48 - 9 Gusht, 2020

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i ndodhur këtë mëngjes në Vaun e Dejës.

Mësohet  në  vendin e quajtur “Benti” i fshatit Mali Jushit, është gjetur i djegur një mjet tip Benz me targa AA 346 LC.

Nga verifikimet e bëra rezulton se targat e këtij mjeti i përkasin mjetit tip “Fiat Punto”.  Burime për ABC News” bëjnë me dije se këto targa rezultojnë të vjedhura me datë 20.06.2020, në rrugë në Ishëm, Durrës në pronësi të shtetases A. K banuese në Durrës e cila ka bërë kallëzim për këto targa.