Destinacion i ri surprizë për Xavi Simons

schedule09:12 - 2 Dhjetor, 2021

schedule 09:12 - 2 Dhjetor, 2021

Xavi Simons është një nga të rinjtë më shpresëdhënës në botën e futbollit. Talent i parakohshëm, ai nuk ka shpërthyer vetëm te PSG. Mino Raiola kërkon një destinacion të ri për të pasi përfundon kontratën e tij me skuadrën e Parisit në vitin 2022.

Klubi i fundit që ka vënë  bast për të marrë shërbimet e mesfushorit është Rangers. Gio Van Bronckhorst ka marrë stafetën e skuadrës së Glasgout pas largimit të Gerrard në Aston Villa dhe dëshiron të bëjë bujë te Rangers.

Aq i etur është Van Bronckhorst për të patur Simonsin, saqë edhe nga klubi skocez po mendojnë t’i bëjnë një ofertë PSG-së për ta pasur futbollistin nga ky janar. Ata kanë bërë tashmë kontakte joformale me Mino Raiolën për t’i ofruar Simons të jetë “gurthemeli” i projektit të tyre.

Nuk është i vetmi klub në gjurmët e tij. Barcelona është e interesuar të rikthejë një nga talentet nga La Masia te Can Barça./abcnews.al