Dështon sërish seanca konstituive/ Kosovë, Vetëvendosja “përdor” edhe njëherë Albulena Haxhiun

schedule17:15 - 21 Prill, 2025

schedule 17:15 - 21 Prill, 2025

KOSOVË– Ka dështuar për herë të katërt konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Në krye të seancës kryesuesi Avni Dehari e ka ftuar Vetëvendosjes që të propozojë emrin për kryetar të Kuvendit.

Deputeti i Vetëvendosjes Gluk Konjufca, ka thënë se subjekti i tij politik ka të njëjtin emër, atë të Albulena Haxhiun, dhe ka theksuar se meqë partitë e tjera janë deklaruar kundër votimit të saj, duhet kohë shtesë për konsultime.

Pas kësaj deklarate njoftoi se seanca do të vazhdojë të mërkurën. Përveç zgjedhjes së kryetarit, në rend dite ka qene edhe emërimi i pesë nënkryetarëve, pike tek e cila nuk u arrit dot.

Gjithsesi kjo seancë e pati një moment simboli, atë të një minutë heshtjeje në nderim të Papa Franceskut, i cili u nda sot nga jeta në moshën 88-vjeçare.

Qytetarët e Kosovës vijojnë të mbeten pa një qeveri, edhe pse për të kanë votuar që me 9 shkurt, ndërsa Vetëvendosja ka ende kohë për pazare politike./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!