Dështon seanca e parë në GJKKO për inceneratorin e Elbasanit, shkak mungesa e avokatëve

schedule10:28 - 30 Mars, 2023

schedule 10:28 - 30 Mars, 2023

Në seancën e parë të procesit në themel për dosjen e inceneratorit të Elbasanit u paraqitën vetëm 4 nga 10 të akuzuarit. Megjithatë për shkak të mungesës së avokatëve mbrojtës të Etleva Kondit, ish-zyrtares së ministrisë së mjedisit, procesi u shty për më datë 7 prill.

Në seancën e së enjtes munguan ish-ministri mjedisit Lefter Koka dhe Ish-sekretari i Përgjithshëm iI kësaj ministrie, Alqi Bllako. Këta të fundit së bashku me Pëllumb Abeshin dhe Bardhyl Çabirin qëndrojnë në burg, ndërsa në arrest shtëpie po mbahen 3 anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, Etleva Kondi, Jonida Zeqo , Bardhyl Çabiri e Serafin Papa. Gjykata e posaçme pritej të shprehej për kërkesën e 9 të pandehurve që kanë kërkuar që procesi ndaj tyre të zhvillohet me gjykim të shkurtuar, përveç Etleva Kondit.

Në lidhje me 3 biznesmenët në kërkim Klodian Zoto, Mirel Mërtiri e Stela Gugallja gjykata njoftoi palët se do ti kërkojë informacion zyrës së interpol Tiranës, nëse janë ndaluar në ndonjë shtet tjetër pasi ndaj tyrë ka një masë sigurie “Arrest në burg”. Me autorizim të kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, përveç prokurorit të çështjes Klodian Braho, në këtë gjykim spak do të përfaqësohet edhe nga prokurori Arben Kraja./abcnews.al