Dështon atentati në Tiranë/ Zamir Kalemi u qëllua nga një makinë në lëvizje. U mbajt në vëzhgim nga autorët

schedule01:23 - 13 Janar, 2024

schedule 01:23 - 13 Janar, 2024

35-vjecari Zamir Kalemi, i cili pak para mesnatës së kësaj të shtune, i shpëtoi atentatit me armë zjarri, duket se është mbajtur nën vëzhgim nga autorët.

Burime nga grupi hetimor kanë dyshime se i riu është mbikëqyrur nga autorët, pasi në vendin ku është qëlluar në drejtim të tij, zona nuk është e mbuluar me kamëra sigurie, c’ka vështirëson identifikimin e tyre.

LEXO EDHE: I shpëtoi atentatit në Tiranë, kush është Zamir Kalemi/ Lidhja me sagën e vrasjeve Papa-Sadikaj

Mësohet se Zamir Kalemi ishte duke qarkulluar me një makinë tip smart, me targë AA066KJ, ndërsa ndaj tij është qëlluar me armë zjarri. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, autorët gjithashtu kanë qenë në një makinë në lëvizje ndërsa kanë qëlluar me armë në drejtim të objektivit të tyre. Si pasojë e të shtënave, 35 Kalemi ka marrë plagë në këmbë, ndërsa mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq në makinën e djegur në Bërzhitë, e cila dyshohet të jetë e autorëve, është gjetur një armë zjarri automatik./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!